Shkupi mëson kundërshtarët e mundshëm, ja kush janë 5 ekipet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2018 | 19:18

Shkupi mëson kundërshtarët e mundshëm, ja kush janë 5 ekipet

Gjatë ditës së sotme janë ndarë vazot edhe sa i përket shortit që pritet të hidhet gjatë ditës së nesërme për eliminatoret e Liga Europa, aty ku pas shumë viteve do të marrë pjesë edhe klubi nga Çairi, tashmë me emrin FC Shkupi.

Shkupi-kundershtaret

FC Shkupi ndodhet në grupin e dytë, ndërsa si kundërshtarë të mundshëm të skuadrës së trajnerit Zekirja Ramadani janë 5 skuadra mjaft të njohura europiane. Domzhale e Sllovenisë, Gabala e Azerbajxhanit që së fundmi u përforcua me Sabien Lilajn e Skënderbeut, pastaj Dinamo Tbilisi i Gjeorgjisë, Gllazgou Renxhersi i Skocisë dhe Apolon Limasol e Qipros janë kundërshtarët e mundshëm të skuadrës nga Çairi.

FC-SHKUPI-Logo-Liga-Evropa

Që të gjitha këto skuadra me eksperiencë në Europë, ndërsa FC Shkupi duhet të shpresojë në një përballje me skuadrën e Apolon Limasol, për të rritur disi shanset e kualifikimit, edhe pse drejtuesit duan si kundërshtar Gllazgou Renxhërs.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"