Shkumbini, pa Mustafajin ndaj Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2013 | 13:03

Shkumbini, pa Mustafajin ndaj Bylisit

MustafajNë kampin peqinas vijojnë përgatitjet anti-Bylis, skuadër që pozicionohet në klasifikim një shkallë më lart se Shkumbini. Mirëpo trajneri Mile do të ketë një forcë më pak në fushë, pasi mungon Erjon Mustafaji. Sulmuesi ka plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë, ndaj nuk do të mund të zbresë në fushë. Megjithatë, ai kërkon që t’i karikojë shokët e ekipit, teksa për “Panorama Sport” shprehet i bindur për pikët, të cilat do shtonin shpresat për mbijetesën. “Skuadra jonë nuk ka hequr dorë nga mbijetesa. Në pamje të parë mund të duket si diçka e pamundur mirëpo, përderisa matematika të na japë shpresa, ne nuk dorëzohemi. Ndoshta nuk jemi në pozitat për të bërë mrekulli, megjithatë kemi për detyrë që të konkurrojmë denjësisht deri në fund të sezonit. Bylisi është ekip i fortë dhe jo më kot është një prej skuadrave që ka siguruar finalen e kupës. Gjithsesi, shokët e mi do të zbresin në fushë për ta fituar këtë sfidë”, – tha Mustafaji.
Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"