Shkumbini nuk njeh fitore, Bylisi me “stof” pretendenti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2016 | 21:43

Shkumbini nuk njeh fitore, Bylisi me “stof” pretendenti

Shkumbini nuk ka mundur të dalë më një rezultat pozitiv nga miqësorja e djeshme me Bylisin, që ka arritur të triumfojë në shifrat 2-0.

elbasani shkumbiniNdeshja ka nisur e shpejtë me skuadrat që pozicionohen mirë në fushë e që kërkojnë të marrin iniciativa drejt portave respektive.

Bie në sy performanca e sulmuesve ballshiotë Mbella e Roberti, të cilët krijojnë panik në mbrojtjen peqinase.

Shkumbini duket më i ngadaltë dhe talenti i Mustafajit nuk i mjafton peqinasve për të rrezikuar portën e Memës.

Pjesa e parë foli më shumë për miqtë që krijuan epërsi në lojë dhe pati raste për gol, por që nuk finalizuan. Me fillimin e pjesës së dytë të takimit vendasit mundohen që të reagojnë, por një gabim në mbrojtje sjell edhe golin e avantazhit për miqtë me autor brazilianin Edmilson.

Trajneri vendas Branica e ka të vështirë të shikojë nga pankina, pasi nuk ka elementët e duhur për të kryer zëvendësime, ndërsa miqtë 10 minuta nga fundi realizojnë golin e dytë. “Jemi ende në fazë përgatitore dhe sigurisht që duhet të provojmë skema të ndryshme loje.

Futbollistët duhet të më bindin për të fituar formacionin, por deri më tani jam i kënaqur nga skuadra. Objektivi ynë është rikthimi në Superiore”, u shpreh trajneri i Bylisit, Marenglen Kule.

Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"