Shkumbini, në Peqin ngushëllohen me të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2013 | 13:04

Shkumbini, në Peqin ngushëllohen me të rinjtë

Magani EndrienNë Peqin tema më e diskutuar në ditët e fundit lidhet sigurisht me ecurinë e skuadrës së Shkumbinit. Sportdashësit, të ndikuar nga rezultatet e dobëta, ndajnë mendime të ndryshme në lidhje me ekipin dhe pjesën e përgjegjësisë që kanë lojtarët. Pjesa më e madhe ia faturon zhgënjimin në Superligë mungesës së eksperiencës të disa prej futbollistëve që ka në përbërje skuadra, por edhe merkatos së janarit, që nuk ishte ndër më të mirat. Madje, ka nga ata që mendojnë se mosafrimi i mbrojtësve Mujdragiç dhe Diop ka qenë një pikë kyçe për dështimin. Megjithatë, në këndvështrimin e disa prej tifozëve më optimistë, Shkumbini ka zhgënjyer gjatë këtij sezoni për faktin se ekipi ka pasur shumë probleme me dëmtimet dhe penalizimet. Kështu që mungesa e disa prej titullarëve ka ndikuar direkt në klasifikim. Këta tifozë mendojnë se futbollistët e rinj, të cilët kanë siguruar një vend titullari, janë “fitorja” më e madhe për qytetin e Peqinit. Ndaj ata bëjnë apel që të këta elementë të ruhen për sezonin tjetër.
Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"