Shkumbini, klubi dhe tifozët u druhen komploteve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2013 | 12:22

Shkumbini, klubi dhe tifozët u druhen komploteve

kristaq-mile-ilir-rrushiNë prag të sfidës me Laçin në kampin peqinas ka qenë e vështirë për të marrë prononcim nga futbollistët, apo nga stafi teknik në lidhje me këtë përballje. Kjo, edhe për shkak se është një ndeshje nga ku do të varet fati i Shkumbinit. Në fakt, peqinasit janë koshientë për vështirësinë që paraqet ky takim, megjithatë janë të bindur se mund të marrin një rezultat pozitiv. Futbollistët gjatë gjithë javës janë zotuar të japin më të mirën e tyre për të arritur një fitore në Laç, duke mbajtur ndezur shpresat për mbijetesë. “Siguria që kanë disa drejtues klubesh për të mbijetuar, tri javë përpara përfundimit të kampionatit, na bënë të frikësohemi nga ndonjë lloj skenari. Shpresojmë që të luhet drejt, pasi në të kundërt jemi ne që rrezikojmë”, – pohuan burimet pranë klubit peqinas. Po në këtë linjë mendimi kanë qenë edhe sportdashësit bardhekaltër, të cilët në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook” aludojnë se kundrejt skuadrës së tyre po vihet në zbatim një komplot. Konkretisht ata shkruajnë: “Një komplot i organizuar ndaj Shkumbinit tonë, mund të na rrezikojë. Skenari është ky: Besa i la ndeshjen Kukësit javën e fundit, ndërsa këta të fundit do ia shpërblejnë duke i blerë ndeshjen në Shkodër. Ndërsa Besa ka sponsorizuar Laçin për të mundur Shkumbinin”.
Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"