Shkumbini do një fitore për prestigj ndaj Tomorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2013 | 12:46

Shkumbini do një fitore për prestigj ndaj Tomorit

Shkumbini-BesaShkumbini është gati të marrë një fitore prestigji kundër Tomorit në shtëpi. Megjithëse kanë rënë nga kategoria, bardhekaltrit duan me çdo kusht pikët e plota. Edhe në këtë takim në stol nuk do të jetë trajneri Kristaq Mile (i cili ka disa probleme familjare), por dy zëvendësit e tij. Mbrojtësi Jurgen Vogli në lidhje me këtë takim për “Panorama Sport” thotë: “Luajmë ndeshjen e fundit në fushën tonë në Superiore, ndaj duhet të fitojmë patjetër. Nuk dua të ndalem shumë te fakti që disa skuadra na e punuan pas shpine, pasi shpresojmë që këtë çështje ta zgjidhin organet dhe komisionet përkatëse që merren me pazare të tilla. Përballë Tomorit do të luajmë për fitore, pavarësisht faktit që nuk kemi objektiva. Ne jemi të vendosur t’i bëjmë një mbyllje dinjitoze kampionatit, ashtu siç i ka hije Shkumbinit. Mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur dhe e hapur pa kurrfarë presioni nga të dyja kampet, një sfidë që më shumë do të luhet për të kënaqur sportdashësit”.
Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"