Shkuan për të ndjekur Botërorin, 100 tifozë kërkojnë azil në Rusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2018 | 12:09

Shkuan për të ndjekur Botërorin, 100 tifozë kërkojnë azil në Rusi

Përveç surprizave në fushën e lojës, Botërori Rusi 2018 solli çudira edhe jashtë fushës së blertë. Mediat vendase raportojnë  se afro 100 persona nga vende të ndryshme, kanë hyrë në Rusi si tifozë dhe kanë kërkuar azil politik, për shkak të luftës në vendin e tyre.

Tifozet

“Moscow Times” tregon se lajmi është konfirmuar nga vetë këshilltarja e çështjeve të emigracionit, Varvara Tretiak, e cila tregon se Botërori është shfrytëzuar nga disa njerëz për të hyrë në shtetin rus dhe për të kërkuar azil politik.

Kryesisht tifozët janë nga vende si Somalia, Nigeria, Bangladeshi, Jemeni e Afganistani. Gjithsesi shanset që ata të përfitojnë azil në Rusi janë të paktë dhe do t’iu duhet të kthehen mbrapsht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"