Shkuan në “Play-Off” të Botërorit, tifozët e kombëtares europiane kërkojnë dorëheqjen e trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2021 | 14:48

Shkuan në “Play-Off” të Botërorit, tifozët e kombëtares europiane kërkojnë dorëheqjen e trajnerit

Fernando Santos është në syrin e ciklonit pas humbjes me Serbinë në “Da Luz”, rezultat që e dërgoi Portugalinë në “play off”-in e marsit për të synuar kualifikimin në Botërorin e vitit të ardhshëm në Katar.

SANTOS 1

Në detyrë prej shtatorit 2014, trajneri i Portugalisë e rinovoi kontratën pak më shumë se një vit më parë, deri në qershorin e 2024-ës.

Por, në një sondazh të gazetës sportive portugeze, “A Bola”, tifozët portugezë mendojnë se ai duhet të japë dorëheqjen menjëherë dhe të mos jetë në stolin e skuadrës në “play off”-in e muajit mars.

46.6% mendojnë se ai duhet të dorëhiqet, 38.7% se duhet shkarkuar dhe vetëm 15% mendojnë se duhet të vazhdojë punën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"