Shkruhet historia në tenis, 19-vjeçari spanjoll shpallet kampion në “US Open”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2022 | 10:30

Shkruhet historia në tenis, 19-vjeçari spanjoll shpallet kampion në “US Open”

Tenisti 19-vjeçar spanjoll, Karlos Alkaraz është shpallur kampion në “US Open”, duke mundur në finale norvegjezin Kasper Rud.

alkaraz

Spanjolli bëri një lojë perfektë, duke mundur rivalin e tij me rezultatet 6-4, 2-6, 7-6 dhe 6-3, për të fituar turneun e parë “Grand Slam” në karrierën e tij.

Lotët nuk munguan nga Alkaraz, i cili kështu u bë tenisti më i ri që triumfon në një finale “Grand Slam” që nga bashkëkombësi i tij, Rafa Nadal në “French Open” në vitin 2005.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"