Shkruhet historia në Serinë A, në Sasuolo-Salernitana thyhet një tabu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 18:09

Shkruhet historia në Serinë A, në Sasuolo-Salernitana thyhet një tabu

Ndeshja e sotme e Serisë A mes Sasuolos dhe Salernitanës ka hyrë në historinë e futbollit italian. Për herë të parë në elitë, ndeshjen e ka drejtuar një gjyqtare femër.

hyjghjghjghj

Maria Sole Ferrieri Kaputi, gjyqtarja 32-vjeçare, ishte e para femër e cila drejtonte në këto nivele të futbollit italian. Jo thjesht një vendim për të rënë në sy, por në Itali duken të sigurt se përzgjedhja e saj ishte për faktin se ajo vlerësohet si një gjyqtare shumë e aftë dhe pritet që të bëjë karrierë në Serinë A duke u shfaqur vazhdimisht në këto nivele.

Ndeshja e saj e parë shkoi mirë, po të mendohet se është një gjyqtare e re dhe sigurisht që do të kishte peshën e emocioneve të këtij debutimi historik. Ajo dha edhe një penallti gjatë ndeshjes, që çoi në 2-0 rezultatin për Sasuolon. Një penallti e konfirmuar më pas nga VAR, pavarësisht protestave që bënë lojtarët e Salernitanës. Ndeshja u mbyll 5-0 dhe vlerësimet në mediat italiane si rrallëherë kanë qenë shumë pozitive për drejtuesit e një sfide të elitës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"