Shkruan historinë e Francës, por Zhiru acarohet: Trajneri kërkon të më ruajë, por unë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2022 | 14:24

Shkruan historinë e Francës, por Zhiru acarohet: Trajneri kërkon të më ruajë, por unë…

Në moshën 35 vjeç e 349 ditë, Olivie Zhiru u bë golashënuesi më i moshuar francez pas Loro Blank që shënonte për Mançesterin 20 vite më parë. Numrit 9 kuqezi i mungonte goli si pritës në Champions që nga Arsenal-PSG e sezonit 2016-’17.

zhiru

Duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet që ka luajtur për Milanin, kjo është vetëm hera e dytë që Zhiru shënon në dy ndeshje radhazi.

Sidoqoftë, vëmendja e bomberit ishte te paraqitja ndaj Dinamos, për të cilën u shpreh: “Nuk ishte edhe aq e thjeshtë si ndeshje. Kur ata shkurtuan diferencën u merakosëm, por pas barazimit në Austri e donim me çdo kusht fitoren në këtë ndeshje. Mendoj se mund të kishim shënuar më tepër, megjithatë jemi të kënaqur me tri pikët”.

MËRZI BOMBERI – Për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë kapluar sulmuesit, Zhiru po përdoret me shumë rregullsi. Madje, është aq i domosdoshëm, saqë Pioli i kursen minutazh sa herë që mundet.

Për sa i përket situatës së tij, francezi tha: “Dua të luaj gjithmonë e të ndihmoj shokët. Nuk e kam problem të sakrifikohem. Skuadrës i detyrohem shumë dhe më erdhi keq që u zëvendësova. E kuptoj që trajneri kërkon të më kursejë energjitë, por unë në fusha dua të dal pasi të ketë mbaruar ndeshja”.

Pas Europës, radhën e ka Napoli të dielën mbrëma në kampionat. Zhiru duket gati dhe jep garanci edhe për skuadrën.

“Champions-i është turneu më i bukur në futboll. Duam të kualifikohemi për fazën tjetër. Është e vërtetë që jemi vetëm në javën e dytë, por duhet të ruajmë qetësinë e të marrim sa më shumë pikë. Tani që fituam mund të mendojmë për sfidën e radhës në kampionat”, përfundoi 35-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"