Shkrinjar në histori, kalon edhe Zanetin për aktivizimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2018 | 15:15

Shkrinjar në histori, kalon edhe Zanetin për aktivizimet

Milan Shkrinjar nuk do ta harrojë lehtësisht mbrëmjen e “Olimpico”-s. Por, as sezonin që sapo përfundoi. Mbrojtësi sllovak jo vetëm fitoi pjesëmarrjen (e parë) në Champions, por vendosi edhe një rekord të jashtëzakonshëm: siç raporton “Opta”, është lojtari i parë zikaltër në histori (me përjashtim të portierëve) që angazhohet për 3420 minuta të plota (që kur kampionati është me 20 skuadra). Më mirë edhe se Havier Zaneti, që u ndal në 3375 në sezonin 2008-’09.

milan skriniar

Një fillim i mbarë në sezonin e parë me fanellën zikaltër, duke arritur të sigurojë vendin në formacionin më të mirë në të gjithë Europën nga goal.com dhe më të mirin në Itali sipas “Opta”.

Mbrojtësi sllovak ka arritur të shënojë 4 gola në Serinë A dhe është ndëshkuar vetëm me dy kartonë të verdhë. Shkrinjar ka qenë një nga zbulimet e këtij sezoni në skuadrën zikaltër dhe me performancat e tij ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha si Barcelona dhe Mançester Siti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"