Shkrinjar i prish natën, Berat Gjimshiti një “bishë” e vërtetë në mbrojtje. Ja statistikat e shkëlqyera ndaj Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 23:50

Shkrinjar i prish natën, Berat Gjimshiti një “bishë” e vërtetë në mbrojtje. Ja statistikat e shkëlqyera ndaj Interit

Atalanta u mposht minimalisht nga Interi  ditën e sotme, në një ndeshje ku mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti ishte me të vërtetë fenemonal.

gjimshiti

Mbrojtësi shqiptar ishte me të vërtetë spektakoalr, me atë që tregoi në fushën e lojës, duke neutralizuar totalisht sulmuesin kryesor të Interit, Romelu Lukaku, teksa në pjesën e parë i hoqi edhe dy raste për gol belgut.

Pas Shkrinjarit që është zgjedhur njeriu i ndeshjes, për shkak të golit vendimtar që shënoi, Gjimshiti është zgjedhur si lojtari më i mirë te Atalanta dhe i dyti më i miri i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 7.7 nga “SofaScore”.

GJIMSHITI LUKAKU

Shqiptari luajti për 81 minuta në këtë ndeshje, duke bërë 4 spastrime nga zona, bllokoi 2 gjuajtje, kishte 2 ndërhyrje vendimtare, teksa fitoi edhe 4 duele ajrore.

STATISTIKAT E BERAT GJIMSHITIT, PËRGATITUR NGA “SOFASCORE” PËR “PANORAMA SPORT”:

WhatsApp Image 2021-03-08 at 22.55.32

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"