Shkriniar nxjerr muskujt para derbit: Higuain është sulmues i madh, duhet patjetër t’u shënojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 21:07

Shkriniar nxjerr muskujt para derbit: Higuain është sulmues i madh, duhet patjetër t’u shënojmë

Milan Shkrinjar nuk ka dashur të flasë për çështjen e kombëtares sllovake. Lojtari u kritikua nga mediat vendëse për një festë që ai së bashku me disa lojtarë të tjerë sllovakë kishin bërë gjatë kohës kur ishin të grumbulluar me përfaqësuesen. “Çfarë ndodh në skuadrën kombëtare ngelet aty, Sllovakia është një gjë dhe Interi diçka tjetër. Ndeshjet me përfaqësuesen kanë përfunduar”, u shpreh mbrojtësi zikaltër për “ESPN”.

Skriniar

“Tani jam i fokusuar vetëm të derbi. Po punoj fort për të qenë gati ndaj Milanit. Duam të fitojmë për të ruajtur serinë e gjashtë të fitoreve rresht. Duam të shkojmë sa më larg të jetë e mundur dhe nuk na intereson se ku do të jetë Milani, mendojmë vetëm për veten tonë. Kemi mundësi të rritemi më shumë”, tha qendërmbrojtësi.

DUELI ME HIGUAININ – Në fushën e lojës ai do të ketë një duel direkt me bomberin argjentinas Gonzalo Higuain. “Do të jetë i rëndësishëm fakti që ata të mos shënojnë gol”, vazhdon sllovaku. “Jo vetëm ai, por të gjithë sulmuesit e tyre. Ai është një sulmues i madh, një nga më të mirët në Itali. Duhet të shmangim golat në portën tonë dhe të mundohemi të shënojmë 1 ose 2 në portën e tyre dhe më pas të fitojmë ndeshjen”. Më pas shtatlarti kujton edhe duelet në sezonin e kaluar kundër “Djallit”. “E kam përjetuar më parë këtë duel, është një ndeshje e rëndësishme për të gjithë.

milan skriniar

Mbaj mend të parin, ishte shumë argëtues, fituam në fund me rezultatin 3-2. Ishte diçka e madhe për ne dhe për tifozët tanë. Ndërsa në fazën e dytë ndeshja përfundoi në barazim 0-0. Kishim shumë raste për shënim, por fati nuk ishte në krahun tonë. Shpresoj të fitojmë të tretin nesër.

Duhet të tregojmë që jemi më të fortë se ata. Jemi të bindur që si skuadër jemi më të fortë se në sezonin e kaluar. Por këtë duhet ta tregojmë në fushën e lojës”, përfundoi sllovaku. Shkrinjar ishte një nga lojtarët më të mirë në sezonin e parë të tij tek Interi.

Milan Skriniar of FC Internazionale  during Uefa Champions

Qendërmbrojtësi u kërkua nga shumë skuadra në merkaton e verës. Barcelona, Mançester Siti dhe së fundmi Bajerni i Mynihut shfaqën interes për sllovakun. Por klubi zikaltër ka refuzuar çdo ofertë të ardhur për të. Lojtari pritet të rinovojë kontratën e tij me skuadrën zikaltër, që me shumë mundësi do t’i rrisë pagën vjetore dhe do të mundohet t’i vërë një klauzolë të madhe në rast se klubet e tjera duan ta bëjnë të tyrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"