Shkrimi në “Panorama Sport”, FSHF shtyn Kupën e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 22:26

Shkrimi në “Panorama Sport”, FSHF shtyn Kupën e Shqipërisë

“Masakër” në Superiore, 4 ndeshje në 10 ditë”, – shkruhej sot në titullin kryesor të faqes së parë të “Panorama Sport”. Gazeta ngrinte si shqetësim ngjeshjen e kalendarit, teksa skuadrat thuajse çdo dy ditë do të ishin në aktivitet, të ndara mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.

Kupa e Shqipërisë

Mirëpo, sot sektori i garave në institucionin e futbollit shqiptar, pasi ka riparë edhe një herë datat e dy kompeticioneve, ka vendosur të shtyjë ndeshjet e para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Këto të fundit ishin parashikuar të luheshin më 18 tetor, menjëherë pas angazhimit të skuadrave ditën e nesërme për javën e pestë dhe të dielën e të hënën për javën e gjashtë të Superiores.

Kupa e Shqiperise

Burime të sigurta në FSHF konfirmuan për gazetën se klubet do të njoftohen nesër për shtyrjen e ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë. Ajo që nuk dihet ende është se kur do të luhen këto takime, por duket se gjasat janë që të zhvillohen më 25 tetor. Në ditët e ardhshme do të ketë një vendim zyrtar nga sektori i garave

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"