“Shkoni merrni titullin me Ballshin, aty ku parapagoi basti juaj”, shpërthen Erion Braçe: Ja kush e braktisi Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 0:07

“Shkoni merrni titullin me Ballshin, aty ku parapagoi basti juaj”, shpërthen Erion Braçe: Ja kush e braktisi Partizanin

Zv/kryeministri i Shqipërisë Erion Braçe reagoi menjëherë pas barazimit 1-1 në derbin e sotëm midis Tiranës dhe Partizanit.
brace

Në një mesazh të publikuar në “Instagram”, zyrtari i lartë i qeverisë dhe tifozi i të kuqve sulmoi rivalët bardheblu duke u kujtuar se një vit më parë, Partizani arriti të shpallej kampion duke fituar derbin në shtëpinë e 24-herë kampionëve të Shqipërisë “Selman Stërmasi”. Ai u kujtoi bardhebluve humbjen e kontestuar me Bylisin në Kupë 2-1.

Por, në mënyrë krejt të papritur, Braçe sulmon pa përmendur emra 3 persona të Partizanit, të cilët i akuzon se braktisën ekipin në momentin më kritik, kur 5 lojtarë (Boldor, Kote, Çninari, Mala dhe Ferati) rezultuan pozitiv me koronavirus.

Mesazhi i Erion Braçes:

U NUK DO JENI KURRE SI NE!

TANI SHKONI E MERRNI TITULLIN TUAJ ME BALLSHIN, ATY KU PARAPAGOI BASTI JUAJ!

A e mbani mend?
E morrem titullin duke ju mundur ju,
ne shtepine tuaj, me nder e dinjitet,
duke u ngjitur shume lart!

Ju kurre nuk do arrini kete!
As ne fushe, as ne stadiumin tuaj,
madje madje as ne statistikat e yllit tuaj,
tamam atij qe ju numeron gjate fashizmit,
ju shuan pastaj dhe,
ju numeron perseri keto 30 vitet e fundit;
A jane 100 vite keto?

Vec keshtu ju dilni fitues!
Si thate?
1 pike sot ishte si 3 pike!
Vetem ju numeroni si ne baste!

Zgjohuni! Eshte ndryshe!
5 lojtare te semure, te munguar,
nje ekip nen shokun e semundjes,
por kurre nuk u ankuam,
nuk refuzuam, nuk ikem,
qendruam, luftuam deri ne fund!

#KYESHTEPARTIZANI
#KYESHTEKARAKTERI

Tani dy fjale me shume;
Kurre, po kurre nuk ka ndodhur qe #PARTIZANIN ta braktise kush ne mes te betejes! Kurre!

E braktisen tre te huaj qe jane trajtuar ketu,
ne kete vend, ne kete shtepi,
jo si punetore nen kontrate,
por si miq nen zakonin me te mire te shqiptarit-shtepia ime eshte shtepia e mikut!

ATA NUK E MERITOJNE ME PARTIZANIN!

Nuk iken prej semundjes,
nuk braktisen betejen nga frika e infektimit;
Kujtohuni, keta e nisen stervitjen ende pa u hapur vendi nga karatina plotesisht.

I TREMBI DERBI!
I TREMBI REZULTATI I TIJ!

Iken pa provuar, pa luftuar, pa besuar tek #PARTIZANI!

Ndaj nuk e meritojne #Partizanin,
nuk i meritojne keta djem!


View this post on Instagram

JU NUK DO JENI KURRE SI NE! TANI SHKONI E MERRNI TITULLIN TUAJ ME BALLSHIN, ATY KU PARAPAGOI BASTI JUAJ! A e mbani mend? E morrem titullin duke ju mundur ju, ne shtepine tuaj, me nder e dinjitet, duke u ngjitur shume lart! Ju kurre nuk do arrini kete! As ne fushe, as ne stadiumin tuaj, madje madje as ne statistikat e yllit tuaj, tamam atij qe ju numeron gjate fashizmit, ju shuan pastaj dhe, ju numeron perseri keto 30 vitet e fundit; A jane 100 vite keto? Vec keshtu ju dilni fitues! Si thate? 1 pike sot ishte si 3 pike! Vetem ju numeroni si ne baste! Zgjohuni! Eshte ndryshe! 5 lojtare te semure, te munguar, nje ekip nen shokun e semundjes, por kurre nuk u ankuam, nuk refuzuam, nuk ikem, qendruam, luftuam deri ne fund! #KYESHTEPARTIZANI #KYESHTEKARAKTERI Tani dy fjale me shume; Kurre, po kurre nuk ka ndodhur qe #PARTIZANIN ta braktise kush ne mes te betejes! Kurre! E braktisen tre te huaj qe jane trajtuar ketu, ne kete vend, ne kete shtepi, jo si punetore nen kontrate, por si miq nen zakonin me te mire te shqiptarit-shtepia ime eshte shtepia e mikut! ATA NUK E MERITOJNE ME PARTIZANIN! Nuk iken prej semundjes, nuk braktisen betejen nga frika e infektimit; Kujtohuni, keta e nisen stervitjen ende pa u hapur vendi nga karatina plotesisht. I TREMBI DERBI! I TREMBI REZULTATI I TIJ! Iken pa provuar, pa luftuar, pa besuar tek #PARTIZANI! Ndaj nuk e meritojne #Partizanin, nuk i meritojne keta djem!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"