“Shkojmë në Korçë për të luajtur futboll, i kënaqur edhe me barazim”, Novi: Ja mesazhi që kam për gjyqtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2020 | 15:26

“Shkojmë në Korçë për të luajtur futboll, i kënaqur edhe me barazim”, Novi: Ja mesazhi që kam për gjyqtarët

Luftëtari do të ketë një ndeshje shumë të vështirë ditën e nesërme, teksa do të lujë me Skënderbeun në transfertë. Para sfidës me korçarët, para mediave ka dalë trajneri i gjirokastritëve, Neritan Novi i cili është shprehur se do të ishte i kënaqur edhe me një pikë nga ndeshja e nesërme, teksa ka edhe një mesazh për arbitrat.novi

“Ndeshja e nesërme do të jetë e radhës, ne do të shkojmë për të luajtur futboll dhe jo për të kaluar radhën. Ne do të shkojmë për të marrë pikë. Ashtu si Flamurtari shkoi dhe mori pikë ndaj Bylisit, të njëjtën gjë do të mundohemi të bëjmë të njëjtën gjë.

Gjyqtarët?

Unë nuk dua të merrem me gjykimet. Por një mesazh kam për gjyqtarët: Është gjynah të dënojnë djemtë e Gjirokastrës. Mos na dënojnë ndeshje pas ndeshje, duke na dhënë penallti dhe duke na ndëshkuar.

Në sulm kemi lojtarë pa eksperiencë. Është e vështirë, nuk e gjejmë kollaj rrugën e rrjetës. Do ishte mirë të kishim një lojtar me eksperiencë pasi kemi probleme në vazën ofensive.

Iu kënaq barazimi me Skënderbeut?

Sigurisht që më kënaq. Mbi të gjitha edhe sikur të mos marrim pikë, iu kam thënë çunave të luajnë futboll dhe të tregojnë vlerat e tyre.

Flamurtari?

Nuk e kemi presionin e vlonjatëve, nuk shikojmë ata por vetëm ekipin tonë. Jam i sigurtë që do i lemë pas në renditje.

Formacioni?

Nuk do të kemi asnjë mungesë. Unë do të bëj ndryshime në formacion. Garantoj që do vendos ata çuna që më janë përgjigjur mirë në stërvitje dhe jam i bindur që do të japin më të mirën e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"