Shkoi me PSG-në deri në finale e Ligës së Kampioneve, Bajerni arrin marrëveshjen me sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2020 | 13:21

Shkoi me PSG-në deri në finale e Ligës së Kampioneve, Bajerni arrin marrëveshjen me sulmuesin

Bajerni i Mynihut ka gjetur zëvendësuesin e Robert Levandovskit, teksa është shumë afër transferimit të ish-sulmuesit të PSG-së, Erik Maksim Shupo-Moting.

5241

Sipas asaj që raporton “Telefoot”, 31-vjeçari i cili është lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me PSG-në është pranë kalimit te Bajerni. Bisedimet mes palëve kanë shkuar në rrugën e duhur dhe në orët e ardhshme pritet të mbyllet gjithçka.

Në këtë mënyrë drejtuesit e Bajernit kanë gjetur zevëndësuesin e Levandovskit, por ky nuk është një lajm i mirë për sulmuesin e talentuar bavarez, Zirkze, i cili me afrimin e Shupo-Moting, do kishte më pak hapësira.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"