“Shkodranizohet” Burreli, ja 11 afrime cilësore në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2020 | 23:39

“Shkodranizohet” Burreli, ja 11 afrime cilësore në merkato

Burreli ka bërë një merkato të fuqishme këtë verë, duke nisur nga stoli, ku është ulur prej disa ditësh Samuel Nikaj. Matjanët e kanë nisur stërvitjen të hënën, ndërsa dje kanë ardhur edhe dy firma të tjera, duke bërë që merkatoja të mbyllet.

bURRELI

Trajneri Samuel Nikaj, në bashkëpunim me administratorin e klubit Bajram Ballabani dhe drejtorin teknik Klevis Gjoka, kanë zyrtarizuar dy lojtarë shkodranë, mesfushorin Uendi Vecaj dhe sulmuesin Jasmin Raboshta. Vecaj sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Laçit, ndërsa Raboshta është i njohur për karrierën e gjatë që ka në kampionatin shqiptar.

Nikaj

Burreli “shkodranizohet” kështu, pasi veç trajnerit tashmë ka edhe 4 lojtarë nga qyteti i madh verior, Dycën, Tomën, Vecajn dhe Raboshtën. Me dy blerjet e fundit, që janë nga më të rëndësishmet, duket se mbyllet fushata e afrimeve te Burreli, që ka qenë një ndër klubet më aktive deri tani në merkato.

Raboshta Vecaj

Janë plot 11 afrime që do t’i shtohen grupit të sezonit të shkuar dhe që e bëjnë Burrelin vërtet një ekip pretendent për Superioren. Më parë me matjanët janë bashkuar lojtarë me shumë përvojë si Sefgjinaj, Zefi dhe Miraka, por edhe kosovari Rexhepi, Doda, Hasa dhe së fundmi edhe Zuna. Janë të gjithë lojtarë që e njohin mirë nivelin e Kategorisë së Parë dhe që pritet ta ndihmojnë Burrelin për të qenë në krye të grupit. Për shkak të kohës së shkurtër deri në fillimin e kampionatit, ekipi pritet t’i nënshtrohet një stërvitjeje intensive, në mënyrë që të jetë plotësisht gati.

AFRIMET E MATJANËVE

1.Festim Miraka

2.Fabio Hasa

3.Taulant Sefgjinaj

4.Mark Dodaj

5.Alfred Zefi

6.Alban Rexhepi

7.Denis Dyca

8.Donati Toma

9.Imer Zuna

10.Uendi Vecaj

11.Jasmin Raboshta

DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"