Shkodrani kampion: Krenar që mbajta titullin, synoi trofeun europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2018 | 16:54

Shkodrani kampion: Krenar që mbajta titullin, synoi trofeun europian

Smajlaj, pas fitimit të medaljes së artë, është prononcuar në faqen e tij të rrjetit social “Facebook”, duke shkruar: “Të ngresh flamurin kuqezi në Stamboll është një krenari atdhetare. Krenar që mbrojta titullin, dua të jem ambasadori i sportit shqiptar. Pasditen e sotme (dje) kam fituar titullin e dytë radhazi të kampionit të Ballkanit në garën e kërcimit së gjati për salla të mbyllura.

smajlaj

Ndihem mjaft mirë për këtë arritje. Natyrisht që rezultati nuk ka qenë i mirë për mua, 7.80 metra, por në fakt ka qenë një periudhë stërvitjeje me ngarkesë, ngaqë po përgatitem për gara të tjera më të rëndë- sishme. Pavarësisht nga kjo, në këtë moment, e rëndësishme është që zura vendin e parë duke e mbajtur titullin e kampionit të Ballkanit, duke llogaritur diferencën me vendin e dytë që ishte 7.00 metra. Kjo do të thotë se titulli i marrë këtë vit ishte i padiskutueshëm dhe nuk u vu në dyshim. Megjithatë, unë jam tepër i kënaqur edhe me këtë arritje. Dua të bëhem ambasador i sportit shqiptar tek të rinjtë.

Të jem një pasqyrë e motivimit për to. Jam shumë i kënaqur për mbrojtjen e titullit. Falënderoj, në radhë të parë, trajnerin tim personal Gjergj Rulin, si dhe të gjithë ata që kanë sponsorizuar për këto arritje. Jam i bindur për fitore të tjera. Synimi im për medalje të artë në Europian për sallat e hapura mbetet i patundur”, është shprehur Smajlaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"