Shkodrani Hebaj përsëri protagonist në Slloveni, Domzale në vendin e tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 19:39

Shkodrani Hebaj përsëri protagonist në Slloveni, Domzale në vendin e tretë

Pas golit të shënuar javën e kaluar, Rubin Hebaj, ish-sulmuesi i Vllaznisë ka qenë përsëri protagonist ditën e sotme me ekipin e Domzales. Sllovenët fituan ndeshjen e javës së 34-t ndaj Krsko në shtëpi, me shifrat 3-1.

hebaj

Hebaj ishte protagonist në golin e dytë të ekipit të tij, teksa shërbeu për Vetrih. Ky ishte goli që solli përmbysjen, pasi Sokler kishte shënuar për miqtë që në minutën e 8-të, ndërsa Melnjak kishta barazuar në të 12-tën.

Pas kësaj fitoreje, Domzale vazhdon në vendin e tretë në renditje, me 69 pikë, dhe sezonin tjetër do të jetë pjesë e raundeve të Europa Leagues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"