“Shkodrani” Bakaj: Te Vllaznia për traditën, tifozët më kanë pritur mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2017 | 12:25

“Shkodrani” Bakaj: Te Vllaznia për traditën, tifozët më kanë pritur mirë

Elis Bakaj iu bashkua Vllaznisë në ditët e fundit të merkatos, pasi transferimi i tij te Tirana dështoi si pasojë e bllokimit të merkatos bardheblu nga FIFA.

Bakaj Vllaznia

Fantazisti 29-vjeçar shpjegon zgjedhjen për t’u veshur kuqeblu. “Te them të drejtën, pata disa oferta pasi dështoi transferimi te Tirana, por zgjodha Vllazninë si një skuadër me traditë. Pastaj, siç e shikoni, këtu është një stadium i mrekullueshëm. Është bukur të luash në ‘Loro Boriçi’, ndërsa edhe tifozëria është vërtet e veçantë”, tha Bakaj në një prononcim për “SuperSport”.

Në “Loro Boriçi” ka gjetur pritjen që shkodranët dinë të dhurojnë, madje mund të thuhet se për të rinjtë është menjëherë një idhull. Për lojtarin, është pikërisht ngrohtësia e tifozerisë kuqeblu një motiv më tepër për të dhënë më të mirën. “Kam ende shumë punë përpara, por pritja që më kanë bërë tifozët më ka bërë të lumtur, pasi është shumë e rëndësishme për një lojtar kur ndien se kanë besim tek ai”, theksoi 29-vjeçari.

“Ata që luajnë futboll e dinë që është e vështirë dhe duhet të kesh ndeshje në këmbë për të dhënë më të mirën. Mua më duhet të përmirësohem ditë pas dite në mënyrë që të integrohem sa më shpejt për të dhënë maksimumin”, shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"