Shkodranët e Teutës kërkojnë “kokën” e Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2017 | 18:29

Shkodranët e Teutës kërkojnë “kokën” e Vllaznisë

Teuta po përgatitet me intensitet të lartë për ndeshjen e fundit të sezonit në stadiumin “Niko Dovana”, ku do të presin Vllazninë, takim i cili ka vlera mbijetese për të dy klubet. Skuadra durrsake ka zhvilluar dje stërvitjen e radhës dhe trajneri Gugash Magani ka provuar disa formacione të ndryshme. Stafi teknik po bën të gjitha përpjekjet për të skicuar një formacion triumfues në ndeshjen e nesërme me Vllazninë.

teuta

Trajneri Magani është shumë kërkues ndaj të tijve, pasi do që futbollistët të jenë në formën më të mirë të mundshme dhe pret që të shkarkojnë të gjithë potencialin ndaj shkodranëve.

Teuta kërkon që mbijetesa të vendoset që këtë javë dhe të mos e lënë për javën e fundit. Takimi i nesërm do të jetë special për dy lojtarë të Teutës, pasi do të luajnë ndaj klubit të vendlindjes, ku edhe hidhen hapat e parë të karrierës si futbollistë.

borshi

Dy shkodranët e Teutës, Ergi Borshi dhe Arsen Sykaj, për “Panorama Sport” u shprehën se skuadra për të cilën luajnë do ta fitojë përballjen me Vllazninë, ku edhe do të siguronin mbijetesën.

Më tej, ata shtojnë se ekipi i vendlindjes, Vllaznia, do të jetë në elitën e futbollit shqiptar së bashku me Teutën. Borshi dhe Sykaj nuk e vënë në diskutim mbijetesën e Teutës dhe Vllaznisë. Përpos faktit që luajnë ndaj së shkuarës, ata premtojnë se do të japin më të mirën për durrsakët.Arsen Sykaj

“Na pret një ndeshje e vështirë ndaj një rivali të fortë dhe direkt në luftën për mbijetesë. Teuta është përgatitur për fitore, që mbijetesën ta sigurojmë këtë javë.

Për hir të së vërtetës, për mua është ndeshje që ka edhe emocione. Uroj që Teuta të fitojë nesër, por edhe Vllaznia të jetë mes më të mirave. Teuta luan në fushën e vet dhe e kemi detyrë shpie fitoren, nuk ka asnjë justifikim për ne. Jemi në formë të mirë dhe duhet që të fitojmë nesër në këtë përballje jetike”, u shpreh Sykaj.

Vllaznia-Teuta-dyluftim-653x380

Ndërsa mbrojtësi Borshi u shpreh: “Ndeshja e radhës është kundër ekipit të qytetit tim, Shkodrës. Luaj për fanellën e Teutës dhe jam gati që të jap më të mirën time në këtë përballje. Teuta fiton në këtë ndeshje dhe siguron mbijetesën përballë Vllaznisë. Në Durrës festojmë ne, ndërsa Vllaznia qëndron përsëri në Superiore”.

Jeton Rexhmati

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"