Shkodranët analizojnë humbjen me Teutën, Gjoka nuk e kthen personale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2018 | 21:47

Shkodranët analizojnë humbjen me Teutën, Gjoka nuk e kthen personale

Vllaznia i ka nisur me një analizë të shkurtër përgatitjet për takimin me Luftëtarin. Dje skuadra ka nisur punën për sfidën me gjirokastritët, por si zakonisht, para fillimit të përgatitjeve për takimin e radhës, kuqeblutë kanë zhvilluar një bisedë të shkurtër për humbjen e pësuar në Durrës. Një humbje që ka ndikimin e vet jo të pakët për ecurinë e mëtejshme të skuadrës në këtë sezon. Humbja me Teutën ka zbritur kuqeblutë një vend më poshtë në tabelën e klasifikimit, ndonëse në një kuotë pikësh me durrsakët.

vLLAZNIS

Kjo për vetë faktin se shkodranët në katër takimet direkte me Teutës kanë regjistruar tri humbje dhe kanë marrë vetëm një fitore. Përgatitjet për Luftëtarin nuk mund të nisnin pa u ndaluar më parë te humbja me Teutën, ku stafi u ka bërë të ditur lojtarëve gabimet që bënë në atë transfertë. Nga sa mësohet, stafi teknik ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me ekipin duke analizuar në tërësi takimin. Trajneri Gjoka është ndalur tek ato mangësi që u vunë re në këtë përballje.

Ai mësohet se nuk ka vënë në shënjestër emra të përveçëm, për të mos rënduar reparte apo lojtarë të veçantë. Pas ndeshjes, Gjoka për mediat deklaroi se ka qenë i pakënaqur në përgjithë- si nga paraqitja e të tijve në Durrës. Një gjë të tillë, ai ua ka shprehur edhe lojtarëve në analizën e djeshme. Trajneri kryeqytetas nuk ka përmendur emra konkret, duke mos e adresuar se nga erdhi disfata e Vllaznisë në Durrës, por ai ka theksuar se i gjithë ekipi nuk ka arritur që të paraqesë asgjë në këtë takim.

Kjo ishte një minianalizë, pasi drejtuesit më të lartë të klubit shkodran, administratori Gjyrezi apo ndonjë drejtues tjetër nuk morën pjesë në startin e punës për takimin me Luftëtarin. Zakonisht, drejtues të klubit marrin pjesë në analizat e pasndeshjeve, që përkojnë me fillimin e javës përgatitore, gjë e cila mungoi dje. Kjo ndoshta ka ardhur për arsye të shumta, por që gjithsesi nuk kanë ndikuar aspak në analizimin e takimit të shkuar dhe në përgatitjet për Luftë- tarin. Pas analizës, ekipi ka zbritur në fushë. Për të arritur qëllimin ndaj gjirokastritëve, trajneri Gjoka i ka të gatshëm të gjithë lojtarët. Nuk ka asnjë mungesë për arsye kartonësh, përjashtim bën vetëm Marku që është i dëmtuar prej kohësh.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"