Shkodra sqaron Dajën për irritimin në Vlorë, ia hedh paq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2017 | 9:44

Shkodra sqaron Dajën për irritimin në Vlorë, ia hedh paq

Nuk ka asnjë rast “Shkodra” në ekipin e Skënderbeut. Gjithçka është sheshuar ditën e djeshme, pasi lojtari dhe trajneri Ilir Daja me pjesën tjetër të stafit kanë sqaruar gjithçka ndodhi në ndeshjen kundër Flamurtarit. Duket se nuk ka pasur kurrfarë irritimi për zëvendësimin, por “shfryrja” ka ardhur, pasi vetë futbollisti nuk ka mbetur i kënaqur me atë çka dha në fushë, në shansin e parë që iu dha pas shumë kohësh.

shkodra

Fakti që skuadra ishte duke u mundur, ka shtuar edhe më shumë tensionin te lojtari. Kjo ka qenë arsyeja që mesfushori ka reaguar ashtu, duke shprehur mërzinë e tij për rezultatin dhe lojën. Pas shpjegimeve që Shkodra ka dhënë, duke mohuar në këtë formë ndonjë pakënaqësi të mundshme për ndërrimin, kjo histori është mbyllur. Në kësi kushtesh, lojtari ia hedh paq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"