Shkodra: Nuk mendova kur gjuajta goditjen e dënimit, hap i madh për mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2017 | 22:41

Shkodra: Nuk mendova kur gjuajta goditjen e dënimit, hap i madh për mbijetesën

Mesfushori i Flamurtarit, Donjet Shkodra, në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, u shpreh se nuk e mendoi çfarë do bënte kur ekzekutoi goditjen e dënimit, por thjesht gjuajti dhe për fatin e tij të mirë topi shkoi në rrjetë. Ai pranoi se me këtë fitore vlonjatët hodhën një hap të sigurt për mbijetesën.

shkodra

Për qetësinë në ekzekutimin e goditjes së dënimit

“Nuk di ç’të them, mendoj që kjo është gjë e lojës. Në ato momente nuk mendon shumë dhe thjesht e bën gjuajtjen, po hyri mirë, ndryshe s’ke patur fat.”

Për rëndësinë e golit në Gjirokastër në krahasim me këtë të sotmin

“Të dyja ndeshjet ishin të rëndësishme për ne në këtë periudhë sepse e kemi të detyruar të marrim pikë dhe të dyja kanë vlerë shumë të mirë.”

Për garën e mbijetesës

“Mendoj se me këtë fitore kemi bërë një hap të madh për mbijetesën dhe ndeshjet që do të vijnë mund t’i marrim me më shumë qetësi. Nëse humbnim sot ose barazonim, do e futnim veten në vështirësi.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"