Shkërmoqet Vllaznia, Astana bën “poker” në Shkodër. Eliminohen të rinjtë e Zmijanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2018 | 18:48

Shkërmoqet Vllaznia, Astana bën “poker” në Shkodër. Eliminohen të rinjtë e Zmijanit

Vllaznia U19 u mund edhe në ndeshjen e dytë, të vlefshme për UEFA Youth League, ndaj ekipit të Astanës nga Kazakistani. Shkodranët ishin mundur në takimin e parë me shifrat 3-1 në transfertë, por goli në fushën kundërshtare linte hapur një shpresë për kualifikim.

44814311_343114663111001_4477395679710281728_n

Por, edhe në takimin e “Loro Boriçit”, historia ishte e njëjtë. Astana fitoi pastër me shifrat 0-4, ku ra në sy i riu Sagnajev, i cili shënoi një tripetë, ndërkohë që goli i parë, erdhi në pjesën e parë, nga Zhumadilov. Kështu, merr fund aventura e të rinjve shkodranë, që eliminohen që në raundin e parë të këtij kompeticioni për të rinjtë.

 

Vllaznia U19 – Astana U-19 0-4 (1-3)

GOL: Zhumadilov 37′, Sagnajev 61′, 78′, pen. 89′

 

Mbyllet takimi. Vllaznia U19 – Astana U-19 0-4 (1-3)

90′ 3 minuta shtesë.

89’ Sagnajev shënon edhe golin e katërt nga pika e penalltisë, si dhe plotëson tripletën personale.

88’ Penallti për Astanën. Kulla ndërhyn ndaj Sagnajev brenda zone

78′ Vjen goli i tretë. Sagnajev shënon të dytin personal.

70′ Tjetër ndërrim. Rahova i lë vendin Sekjas.

62′ Zëvendësimi i tretë te Vllaznia. Kulla në vendin e Asllanit.

61′ Astana shënon edhe golin e dytë. Sagnajev gjen rrugën e rrjetës dhe hipotekon kualifikimin ndaj shkodranëve.

53′ Dy zëvendësime nga trajneri Zmijani. Nxjerr Mehjan dhe Smajlin, futen Hoxha dhe Kovaçi.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Vllaznia U19 – Astana U-19 0-1 (1-3)

45′ 1 minutë shtesë.

37′ Shënon Astana U19. Goditje këndi për kazakët, dhe pasi Kairkenov harkon topin, gjen rrugën e rrjetës Zhumadilov.

14′ Dy tentativa nga shkodranët, në fillim Mehja e pastaj Lisaj, por nuk kanë shënjestrën e duhur.

6′ Karimov provon për kazakët, por pret Qarri.

1′ Nis takimi në Shkodër.

 

FORMACIONET

Vllaznia: Qarri, Rahova, Smajli, Repaj, Mehja, Qardaku, Ndreca, Lisaj, Palushani, Asllani, Shima.

Astana: Saenko, Zhakipbajev, Iliasov, Iskakov, Sagnajev, Mazhit, Prokopenko, Karimov, Kairkenov, Skvortsov, Zhumadilo.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"