Shkëndija turpërohet në shtëpi, ish-mesfushori i Flamurtarit ngjit në krye Vardarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2018 | 17:39

Shkëndija turpërohet në shtëpi, ish-mesfushori i Flamurtarit ngjit në krye Vardarin

Shkëndija e Tetovës ka pësuar humbjen e parë në kampionat, teksa është mposhtur nga Pobeda me rezultatin 0-2. Skuadra e Qatim Osmanit i ka zhgënjyer të gjithë duke u mposhtur në shtëpi ndaj një kundërshtari relativisht të lehtë.

Shkendija

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0, ndërsa në pjesën e dytë, miqtë surprizuan me 2 gola. Në sfidat e tjera, Renova ka mposhtur në transfertë Akedeminë Pandev, ndërkohë që ish-mesfushori i Flamurtarit, Zhufo, me golin e tij në sfidën ndaj Sileks ka ngjitur Vardarin në krye.Shkupi dhe Rabotniçi janë mposhtur në transfertë nda Belasica dhe Makedonija GP.

Zhufo

REZULTATET:

Shkëndija-Pobeda 0-2

Vardar-Sileks 1-0

Akademia Pandev-Renova 0-2

Belasica-Shkupi 1-0

Makedonija-Rabotniçki 3-0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"