Shkëndija shkatërron Sileksin, tripletë e Eminit. Shkupi fiton derbin e kryeqytetit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2017 | 17:53

Shkëndija shkatërron Sileksin, tripletë e Eminit. Shkupi fiton derbin e kryeqytetit (VIDEO)

U luajtën sot ndeshjet e javës së 6 në Ligën e Parë të Maqedonisë.

emini

Shkëndija vazhdoi me formën e saj mjaft të mirë teksa shkatërroi në shtëpi me rezultatin 5-0 Sileksin. Ish-sulmuesi i Kukësit, Izair Emini, realizoi një tripletë, ndërkohë që kapiteni Hasani dhe Abdurahimi shënuan dy golat e tjerë.

Shkupi fitoi derbin e kryeqytetit me skuadrën maqedonase të Skopjes me rezultatin minimal 1-0. Stojkoski ishte autori i golit të vetëm të takimit. Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Vardari mposhti 2-1 Renovën, Pobeda humbi 2-4 me Rabotniçkin, ndërsa Akademia Pandev fitoi 2-0 ndaj Pelisterit.

Pas 6 ndeshjesh, Shkëndija kryeson renditjen me 16 pikë, ndërkohë që ndjek Akademia Pandev në vend të dytë me 11. Vardari dhe Shkupi kanë nga 10 pikë, por kampionët në fuqi kanë luajtur një ndeshje më pak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"