Shkëndija shkatërron Renovën në derbin tetovar, fitorja e pestë radhazi për kryesuesit e Maqedonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2017 | 17:09

Shkëndija shkatërron Renovën në derbin tetovar, fitorja e pestë radhazi për kryesuesit e Maqedonisë

Renova dhe Shkëndija luajtën ndeshjen e parë, të javës së 17-të, në kampionatin maqedonas. Të besuarit e Qatip Osmanit, realizuan fitoren tenistike, 1-6 në derbin tetovar.

shkendija

Shkëndija shënoi nga 3 gola për secilën pjesë, me anë të dopietave të Hasanit dhe Ibrahimit, si dhe rrjetave të Xhunior dhe Shefitit, duke siguruar kështu, tri pikë shumë të rëndësishme për garën e titullit ndaj Vardarit.

ballistetshkendija

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për tetovarët në Maqedoni, dhe tashmë, pas 17 javësh, kryeson kampionatin me 43 pikë. Vardari ndërkohë, ndjek nga vendi i dytë në kuotën e 29 pikëve, por ka luajtur 3 ndeshje më pak.

ballistet shkendija

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"