Shkëndija provon humbjen e dytë në kampionat, Serxhio Zhunior i shënon Vardarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2017 | 17:44

Shkëndija provon humbjen e dytë në kampionat, Serxhio Zhunior i shënon Vardarit

U luajtën ditën e sotme 5 takimet e vlefshme për javën 12-të të kampionatit maqedonas. Skuadra shqiptare e Shkëndijas u mund në transfertë nga Akademija Pandev me rezultatin 3-2.

Shkendija2

Kuqezinjtë e Qatim Osmanit e panë veten në avantazhin e dy golave në minutën e  24-t dhe 52 me autorë Baldovaliev dhe Markov. Në minutën e 53, Radeski hap sfidën ndërsa në minutën e 71, Ibraimi barazoi shifrat.

Ibraimi

Minuta e 90-të rezultoi fatale për Shkëndijën e cila pësoi golin e tretë me autor Çeshmedjiev.

3=2

Një humbje befasuese kanë pësuar edhe rivalët e Vardarit të cilët u mundën më rezultatin 3-1 nga Rabotniçki. Golin e parë për Rabotniçkin e shënoi sulmuesi i huazuar nga Skënderbeu, Serxhio Zhunior në minutën e 17-të.

Vardari

Ndërkohë në sfidat e tjera, Sileksi mundi Pelisterin me rezultatin 1-2. Renova shpartalloi Skopjen 5-1, ndërsa Shkupi fitoi përballë Pobedas me rezultatin 1-0.

Shkendija

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"