Shkëndija përballë Salzburgut në Champions, Osmani: Do të shfrytëzojmë çdo mundësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2018 | 21:03

Shkëndija përballë Salzburgut në Champions, Osmani: Do të shfrytëzojmë çdo mundësi

Ekipi i Shkëndijës së Tetovës do të përballet nesër me ekipin e Salcburgut në kuadër të turit të tretë eliminator të “Ligës së Kampionëve”.

shkendija

Ndërkohë sot në konferencën për shtyp para ndeshjes ka folur trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni i skuadrës Armend Alimi ku shprehen se e dinë shumë mirë se çfarë kundërshtari kanë përpara dhe se zotohen se do të japin më të mirën nga vetja e tyre për të synuar kualifikimin në fazën e “Play off”.

QatipOsmani-pre-match-Shkendija-vs-Salzburg

“Jemi të lumtur që jemi këtu për tu përballur me një skuadër të madhe si Red Bull Salzburgu. Bëhet fjalë për oponent të fortë, skuadër shumë cilësore që sigurisht do të na vendosë para një detyre të vështirë. I kemi analizuar mirë dhe jemi të vetëdijshëm për atë që na pret. Por kjo nuk do të thotë se do të dorëzohemi para kohe. Përkundrazi, jemi këtu për të provuar të bëjmë më të mirën nga vetja, të luajmë kompakt si skuadër me një disiplinë të theksuar në zbatimin e detyrave taktike, të amortizojmë sulmet e kundërshtarit dhe natyrisht të shfrytëzojmë çdo mundësi që do na jepet para portës kundërshtare”, deklaroi trajneri Qatip Osmani.

“Kemi arritur në xhiron e tretë të Champion League dhe kjo është meritë e skuadrës. Normal nuk mendojmë të ndalemi këtu. Jemi të gatshëm të japim gjithçka nga vetja në këtë ndeshje të re europiane përballë një rivali të madh. Po, kundërshtari është favorit në bazë të ekipit, buxhetit dhe përvojës, mirëpo kur të fillojë ndeshja do të jemi 11-të kundër 11-të dhe atëherë mund të vendos motivimi dhe ne jemi të gatshëm të japim më shumë se 100% nga mundësitë tona. Mendoj se ne nuk kemi çka të humbasim në këtë duel, por vetëm të fitojmë. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën ndërsa pas ndeshjes do të shohim nëse kjo do të mjaftojë për rezultat pozitiv”, u shpreh kapiteni Armend Alimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"