Shkëndija pa trajner, kuqezinjtë e Tetovës arrijnë akordin me “timonierin” e ri 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 21:52

Shkëndija pa trajner, kuqezinjtë e Tetovës arrijnë akordin me “timonierin” e ri 

Sezoni ka përfunduar në Maqedoninë e Veriut, teksa skuadrat janë me pushime ndërsa Shkëndija e Tetovës, është duke formuar ekipin me të cilin do të luajë në sezonin e ardhshëm. Përveç lojtarëve, kuqezinjtë janë duke kërkuar edhe trajner, duke qenë se Qatip Osmani dha dorëheqje. 

NUHIU

Mediat maqedonase bëjnë me dije se drejtuesit e kuqezinjve tashmë kanë hyrë në negociata me Ardian Nuhiun. Negociatat po shkojnë në kahun pozitiv dhe Nuhiu pritet shumë shpejt të konfirmohet në stolin e Shkëndijës. 

Processed with VSCO with m5 preset

Nuhiu në të kaluarën ka drejtuar Shkupin dhe Dritën e Gjilanit. Ndërsa si lojtar, Ardian Nuhiu ka qenë pjesë e skuadrës së Shkëndijës e cila u shpall për herë të parë kampion në vitin 2011. Në ditët në vijim pritet të vijë edhe konfirmimi.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"