Shkëndija nuk ndalet, Hebaj dhe Qaka dhurojnë spektakël. Ja rezultatet dhe renditja në kampionatin maqedonas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 15:59

Shkëndija nuk ndalet, Hebaj dhe Qaka dhurojnë spektakël. Ja rezultatet dhe renditja në kampionatin maqedonas

Shkëndija e Tetovës vazhdon e qetë drejt titullit kampion, teksa ditën e sotme ka korrur një tjetër fitore.

QAKA

Të besuarit e Ernest Gjokës, kanë mposhtur me rezultatin 0-3, Belasicën në transfertë. Ishte Rubin Hebaj, i cili realizoi golin e parë për Shkëndijën në minutën e 26, ndërsa Nafiu dyfishoi shifrat në 41’. Kramer Qaka vulosi gjithçka në 54’, duke shënuar edhe të tretin.

Me këtë fitore Shkëndija shkon në kuotën e 65 pikëve, 13 pikë më shumë se Shkupi i vendit të dytë. Këta të fundit mposhtën minimalisht Borecin jashtë. Struga ka triumfuar 3-0 ndaj Pelisterit, ndërkohë që Akademija Pandev ka triumfuar 3-0 ndaj Vardarit.

REZULTATET:

Belasica- Shkëndija e Tetovës 0-3

Akademija Pandev-Vardar 3-0

Borec-Shkupi 0-1

Rabotnicki-Makedoniaj GP 2-2

Struga-Pelister 3-0

bandicam 2021-04-18 16-07-17-679

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"