Shkëndija nuk ia del në Champions, tani synon grupet e Europa League

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2018 | 22:12

Shkëndija nuk ia del në Champions, tani synon grupet e Europa League

Shkëndija e mbylli me humbje edhe ndeshjen e dytë ndaj Salcburgut, të luajtur në shtëpi. Me një rezutltat minimal 0-1, tetovarët i thanë lamtumirë Ligës së Kampioneve, dhe tani përqendrojnë të gjitha fuqitë në “play-off” e Europa League.

shkendija_1534277247-3565082

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Shkëndijën që rrezikuan portën disa herë por pa rezultat pasi që austriakët u mbrojtën mirë. Në pjesën e dytë po ashtu ishte njëjtë me disa aksione të cilat përfundonin pa konkretizim. Ndërkohë, Salcburgu shënoi në minutën e dytë shtesë në fund të ndeshjes, me Andre Ramalho Silva.

Tani, Shkëndija do të presë në ndeshjen e Europa Leagues fituesen e ndeshjes Rosenborg-Cork.

 

FORMACIONET

Shkëndija: Zahov, Bejtullai, Alimi, Musliu, Ibraimi, Totre, Zhunior, Emini, Mici, Adili, Nafiu. Trajner: Q.Osmani.

Salcburgu: Stankoviç, Haidara, Jabo, Samaseku, Dabur, Volf, Ramalho, Ulmer, Lainer, Pongraçiç, Shlage. Trajner: M.Rose.

shkendija-1_1534266885-4313578

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"