Shkëndija me “5 yje”, Vardari ndalet në barazim. Tetovarët afrohen me kreun e renditjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2018 | 16:33

Shkëndija me “5 yje”, Vardari ndalet në barazim. Tetovarët afrohen me kreun e renditjes

U luajtën në Maqedoni, ndeshjet e javës së 11-të në Superligë. Shkëndija e Tetovës, mori një fitore të pastër me shifrat 5-1, përballë Makedonija GP, me dy golat e parë që u shënuan në fundin e pjesës së parë, me Musliun dhe Ibraimin, ndërsa tre golat e tjerë, u shënuan në 15 minutat e fundit të pjesës së dytë, përsëri me Ibraimin, dhe një dopietë e Nafiut.

shkendija

Vardari u ndal në një barazim pa gola, brenda në shtëpi me Renovën, dhe nga pas afrohet akoma më shumë Shkëndija, që tashmë gjendet vetëm dy pikë më pak. Në takimet e tjera, Akademija Pandev fitoi 3-0 ndaj Belsaicas, ndërkohë fitore 2-0 shënuan Pobeda ndaj Shkupit, si dhe Sileksi përballë Rabotniçkit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"