Shkëndija humbet edhe legjendën e klubit, Buba Hasani: Nuk kam çfarë jap më, koha të luaj në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 18:53

Shkëndija humbet edhe legjendën e klubit, Buba Hasani: Nuk kam çfarë jap më, koha të luaj në Europë

Shkëndija e Tetovës po kalon në një moment riformimi. Pak ditë pasi trajneri Qatip Osmani dha dorëheqjen, një tjetër largim i rëndësishëm ka prekur kuqezinjtë.

Processed with VSCO with m5 preset

Sulmuesi legjendar i Shkëndijës, Ferhan Hasani i njohur si Buba, është larguar përfundimisht nga kuqezinjtë. Ka qenë vetë klubi kuqezi ai që e ka konfirmuar diçka të tillë, ndërkohë që Hasani shprehet se nuk ka çfarë të japë më shumë në skuadër. Ndërkohë, vlerësime maksimale për të ka dhënë edhe drejtori sportiv, Harun Isa.

“Ferhan Hasani është një prej futbollistëve me kontribut të madh në historinë e Shkëndijës. Emri i tij lidhet me pjesën më të madhe të sukseseve të klubit dhe ai gjithmonë do të mbetet ikonë e skuadrës tonë. Vlerësimi i tij është se ky është momenti për tu tërhequr nga klubi dhe ne kemi respektuar kërkesën e tij”, shprehet Isa.

“Mendoj se është koha që t’u jepen më shumë hapësira gjeneratave të reja. Ndjej se nuk kam çka të ofroj më shumë në terren dhe vlerësoj se vendin tim mund ta shfrytëzojë dikush tjetër. Shkëndija është pjesë e jetës sime dhe klubit i uroj gjitha të mirat. Do të luaja edhe një sezon në ndonjë ligë më të ulët evropiane ku ngarkesat mund të përshtaten me mundësitë e mia fizike, para se të mbyll përfundimisht karrierën si futbollist”, u shpreh Ferhan Hasani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"