Shkëndija fiton me përmbysje dhe konsolidon vendin e parë, Vardari nuk i ndahet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2017 | 15:36

Shkëndija fiton me përmbysje dhe konsolidon vendin e parë, Vardari nuk i ndahet

Shkëndija arriti një fitore të rëndësishme sot, përballë Rabotniçkit, me shifrat 2-1. Ishin miqtë ata që kaluan në avantazh të parët, në minutën e 35-të, ndërsa pesë minuta më vonë Radeski barazoi rezultatin.

shkendija

Duhej të vinte minuta e 82-të, që Hasani të shënonte edhe golin e fitores për tetovarët. Me këtë fitore, Shkëndija mbetet në vendin e parë, në kuotën e 34 pikëve.

Edhe Vardari fitoi përballë vendit të fundit në klasifikim, FK Skopje, me shifrat 3-0. Maqedonasit mbeten në vendin e dytë me 23 pikë, por me dy ndeshje më pak në total. Edhe skuadra e Shkupit konfirmoi krizën që po kalon, me humbjen 0-1 në shtëpi përballë Sileksit. Ja dhe renditja e plotë.

renditja maqedoni

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"