Shkëndija fiton derbin shqiptar ndaj Shkupit, vazhdon me hap kampioni (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2017 | 17:41

Shkëndija fiton derbin shqiptar ndaj Shkupit, vazhdon me hap kampioni (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës mori një fitore me shumë vlera sot, ku pati përballë skuadrën e Shkupit, me shifrat 4-1. Dy golat e Ferhan Hasanit, rrjeta e Ibrahimit dhe një autogol nga skuadra e Shkupit, I dhanë tri pikët Shkëndijës, që konsolidon vendin e parë, me 28 pikë.

shkendija

Në vendin e dytë e ndjek skuadra e Vardarit, me 19 pikë, por që për momentin numëron dy ndeshje më pak. Vetë Vardari shënoi humbje sot, në transfertën me Pobedan, me rezultatin 1-0, dhe kjo ia bën më të lehtë rrugën skuadrës së trajnerit Qatip Osmani, drejt titullit kampion.

 

RENDITJA

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"