Shkëndija fiton derbin e shqiptarëve ndaj Shkupit, tetovarët ndjekin pranë kreut të klasifikimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 18:18

Shkëndija fiton derbin e shqiptarëve ndaj Shkupit, tetovarët ndjekin pranë kreut të klasifikimit

Derbi mes shqiptarëve në Maqedoni, mes Shkupit dhe Shkëndijës së Tetovës, u mbyll me fitoren e tetovarëve, me shifrat 1-2. Gjithçka në fakt, u vendos që në pjesën e parë, me ekipin e Qatip Osmanit, që përmbysi avantazhin e Stojkoskit, që në minutën e 25-të.

shkendija

Ishte Ibraimi, që me dopietën e tij, në të 37-tën dhe në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, kthyen rezultatin në 1-2. Ranë në sy kartonët e shumë të verdhë, nga katër për çdo ekip. Pas katër javëve, Shkëndija mbetet në vendin e tretë, bashkë me Vardarin, me nga 8 pikë, ndërkohë që Rabotniçki dhe Akademija Pandev mbajnë kreun me nga 9 pikë.

Ndërkohë, gjendje e vështirë për Shkupin, ku pas 4 javësh, numëron vetëm 2 pikë, dhe mban vendin e nëntë në klasifikim.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"