Shkëndija e Tetovës është super, kuqezinjtë shkatërrojnë Vardarin me “manita”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2020 | 17:03

Shkëndija e Tetovës është super, kuqezinjtë shkatërrojnë Vardarin me “manita”

Shkëndija e Tetovës vazhdon të shkëlqejë në kampionat, teksa së fundmi ka regjistruar fitoren e radhës.

shkendija

Të besuarit e Ernest Gjokës kanë mposhtur me rezultatin 5-1 Vardarin në transfertë. Një ndeshje spektakolare, ku fillimisht tetovarët e panë veten në disavantazh kur Popzlatanov, shënoi në minutën e 11’.

Megjithatë kuqezinjtë nuk u demoralizuan nga kjo dhe përmbysën rezultatin që pjesën e parë, ku shënuan Ramadani dhe Ahmedi.

Pjesa e dytë foli e gjitha për skuadrën e Gjokës, që shënoi edhe 3 herë të tjera me Ahmedin, Ibraimin dhe Totren. Me këtë fitore Shkëndija shkëputet në vendin e parë, teksa pas javës së 9 ka grumbulluar 21 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"