Shkëndija e pandalshme drejt fitores së kampionatit, Shkupi i bën nder teksa ndal Vardarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2017 | 17:18

Shkëndija e pandalshme drejt fitores së kampionatit, Shkupi i bën nder teksa ndal Vardarin

Shkëndija ka marrë fitoren e gjashtë radhazi në kampionatin maqedonas, në këtë javë të 18-të. Ekipi nga Tetova e mbylli pa gola pjesën e parë ndaj Pelisterit, por në të dytën, shënoi plot tri herë me Ibraimit, Hasanin dhe Zejnulain, për të marrë tri pikë me shumë vlera, veçanërisht duke parë edhe ndeshjen e Vardarit.

shkendija

Ishin shqiptarët e tjerë, ata të Shkupit, që fituan 2-0 ndaj Vardarit, dhe i dhanë një dorë Shkëndijës në rrugën për të fituar kampionatin. Tashmë, ekipi i Qatip Osmanit numëron 46 pikë, dhe gjendet plotë 14 pikë para Vardarit, por me këta të fundit që kanë akoma dy ndeshje pa zhvilluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"