Shkëndija e Ernest Gjokës nuk ndalet në merkato, “rrëmben” mbrojtësin e kombëtares sllovake

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 17:47

Shkëndija e Ernest Gjokës nuk ndalet në merkato, “rrëmben” mbrojtësin e kombëtares sllovake

Shkëndija e Tetovës nuk ndalet në merkato. Pas Ardin Dallkut, Valon Ahmedi dhe futbollistit Aldair Neto, kuqezinjtë kanë zyrtarizuar një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për mbrojtësin sllovak Jan Krivak.

JanKrivak-Shkendija19201-1024x1024

26-vjeçari ka firmosur ditën e sotme kontratë 2.5 vjeçare me klubin shqiptar që militon në elitën e futbollit maqedonas. Krivak është grumbulluar 2 herë nga përfaqësuesja e Sllovakisë, teksa së fundmi ishte pjesë e kampionatit çek ku u aktivizua për 2 sezone me skuadrën e Karvinës.

TsxYjS1hSlKRiNBTczngSg_ZP-Sport-Podbrezova-Jan-Krivak-DAC-1904-Dunajska-Streda-Andras-Vida-maj17-SITA

Më herët mbrojtësi ka qenë pjesë e Podbrezovës në Sllovaki. Një përforcim tepër cilësor për skuadrën e Ernest Gjokës, e cila do të synojë të fitojë sërish titullin kampion edhe këtë sezon.

Shkendija

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"