Shkëndija “djeg” Partizanin, tetovarët i marrin të kuqve objektivin në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 15:21

Shkëndija “djeg” Partizanin, tetovarët i marrin të kuqve objektivin në sulm

Ekipi i Partizanit, prek kohësh kishte në shënjestër sulmuesin shqiptar nga Maqedonia, Samir Fazli. Ai i iu ofrua dy klubeve të kryeqytetit, por Tirana hoqi dorë nga ai, pasi i duhet të zgjidhë problemet me klubin kroat. Ndërkohë, të kuqtë ishin në pritje, por në momentin e fundit, Shkëndija e Tetovës është treguar më e shkathët.

fazli

Ditën e sotme, tetovarët kanë zyrtarizuar sulmuesin Fazli, duke mbyllur gjithçka me sukses, dhe tashmë Partizani ka ende dy vende të lira në listën e federimeve në FSHF, pasi nga 25 që është numri i lejuar, “demat” kanë dërguar vetëm 23 emra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"