Shkëndija bën merkato brenda kampionatit, zyrtarizohet mbrojtësi i djathtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2021 | 10:41

Shkëndija bën merkato brenda kampionatit, zyrtarizohet mbrojtësi i djathtë

Shkëndija e Tetovës ka prezantuar së fundmi afrimin e radhës në skuadër. Tetovarët kanë firmosur kontratë dy vjeçare me mbrojtësin e djathtë, Angelçe Timovski.

111

26-vjeçari bashkohet me Shkëndijën nga tabori i Sileksit me të cilët fitoi Kupën e vendit, ndërsa edhe vitin e kaluar si kapiten udhëhoqi skuadrën në paraqitjet evropiane.

Trajneri Gjika shton kështu alternativat në prag të ndeshjeve europiane, ku kuqezinjtë do të kërkojnë kualifikimin në grupe. “Ky transferim për mua paraqet hap shumë të rëndësishëm në karrierë. Oferta nga ekipi më i mirë në vend më ka joshur dhe e them sinqerisht se ka mbisunduar dëshirën time për të luajtur jashtë vendit.

Shkëndija si kampione në fuqi ka ekip shumë të mirë dhe unë uroj që me prezencën time të ndihmoj skuadrën për të ngritur cilësinë. Jam pritur shumë mirë në skuadër, të gjithë më mbështesin dhe ma lehtësojnë adaptimin, ndërsa shpresoj që gjithë këtë t’ua shpaguaj me paraqitje pozitive”, është shprehur Timovski në prononcimin e tij të parë pas firmës me kuqezinjtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"