Shkëmbim në aksin Paris-Milano, kuqezinjtë të gatshëm të heqin dorë nga Donaruma për yllin e PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2018 | 12:50

Shkëmbim në aksin Paris-Milano, kuqezinjtë të gatshëm të heqin dorë nga Donaruma për yllin e PSG-së

Klubi i Milanit ndjen prej kohësh mungesën e një sulmuesi të mirëfilltë. Blerjet e Kaliniç dhe Andre Silvës, apo i riu Kutrone nuk mund të plotësojnë ambiciet e një ekipi të madh si Milani, prandaj ata po mendojnë për një bomber në sezonin e ardhshëm.

kavani

Milani po mendon të nënshkruajë më Kavanin. Uruguaiani është i pakënaqur në Paris dhe me mendon largimin. Nga ana tjetër, kuqezinjtë janë të gatshëm të joshin parisienët edhe me lojtarë të tjerë nga brenda klubit.

donaruma

Sipas “Premium Sport”, klubi po konsideron një marrëveshje shkëmbimi duke përfshirë edhe Donarumën për të siguruar shërbimet e tij. Milani kërkon të përfitojë duke parë edhe nevojën e PSG-së për një portier cilësor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"