Shkëmbim me Leroi Sanenë, Guardiola i kërkon Bajernit yllin gjerman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 23:25

Shkëmbim me Leroi Sanenë, Guardiola i kërkon Bajernit yllin gjerman

Mançester Siti duket se ka shfaqur interes për të firmosur me yllin e Bajernit, Serge Gnabri, duke përdorur Leroi Sanenë për ta çuar deri në fund këtë transferim. Sulmuesi i krahut ka qenë një nga lojtarët më të mirë në kampionat për bavarezët duke shënuar 14 gola në 28 ndeshje.

1132663056.jpg.0

Ndeshja ndaj Totenhemit në fazën e grupeve të Champions-it ka qenë pa dyshim një nga paraqitjet më të mira për të. Sipas “The Sun”, Pep Guardiola e ka ndjekur personalisht lojtarin gjerman në disa nga ndeshjet e tij, si dhe ka urdhëruar drejtuesit e Sitit për ta pasur gjithmonë nën vëzhgim.

Tekniku i skuadrës angleze kërkon të sjellë në skuadër një zëvendësues të denjë në rast se Sane vendos të largohet në fund të sezonit duke e cilësuar Gnabrinë si lojtarin ideal për të ardhur në Mançester. Kujtojmë se Sane humbi mundësinë për të firmosur një kontratë prej 20 milionë eurosh në sezon pas një dëmtimi në verën e kaluar gjatë ndeshjes së Superkupës së Anglisë ndaj Liverpulit.

Kontrata aktuale e Sanesë me Sitin skadon në qershor të 2021-shit. Lufta për të qenë në formacionin e parë në skuadrën e Guardiolës duket e kotë për gjermanin që kërkon prej kohësh një aventurë të re. Edhe pse skuadra angleze është e gatshme të rinovojë me lojtarin, ai duket se ka vendosur për t’u larguar përfundimisht nga të kaltrit për t’u rikthyer në Bundesligë me Bajernin e Mynihut.

skysports-pep-guardiola-manchester-city_4917908

Këta të fundit duket se nuk kanë ndërmend të lëshojnë Gnabrinë në këmbim të Sanesë pasi konsiderohet shumë i rëndë sishëm për klubin gjerman. Një arsye tjetër është edhe dënimi i skuadrës angleze nga UEFA për dy vite jashtë Champions-it dhe 30 milionë euro gjobë. Mosrespektimi i “Fair Play”-it Financiar u ka kushtuar shumë drejtuesve të kampionëve në fuqi, të cilët nuk mund të shpenzojnë si më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"