Shkëmbim lojtarësh në aksin Itali-Angli, Juventusi dhe Liverpuli gati të ndërrojnë mesfushorët me njëri-tjetrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 14:29

Shkëmbim lojtarësh në aksin Itali-Angli, Juventusi dhe Liverpuli gati të ndërrojnë mesfushorët me njëri-tjetrin

Juventusi dhe Liverpuli po mendojnë të kryejnë një shkëmbim mesfushorësh së bashku, ku përfshihen Adrien Rabio dhe Nabi Keita.

keita-rabio

Siç zbulon “Calciomercato”, të dy lojtarët kanë vetëm një vit të mbetur në kontratë dhe një shkëmbim midis dy klubeve do të ishte lëvizja e duhur.

Të dy 27-vjeçarët vlerësohen nga 20 milionë euro, gjë që nuk pritet t’i prishë punë asnjërit nga klubet.

Mesfushori francez këtë merkato kërkohej dhe nga Njukasëll, Çelsi dhe Mançester Junajtid, por duket se Liverpuli mund të kryejë një lëvizje që do t’i prishte punë tre rivalëve të tjerë që ka në Premier Ligë.

Nga ana tjetër Keita, ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm për Liverpulin në vitet e fundit dhe një dyshe me Pogbanë në mesfushë mund të ishte ajo çka i duhet Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"