Shkëmbim i bujshëm mes Interit dhe Mançester Junajtid, zikaltërit gati të sakrifikojnë mbrojtësin e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 13:10

Shkëmbim i bujshëm mes Interit dhe Mançester Junajtid, zikaltërit gati të sakrifikojnë mbrojtësin e tyre

Me Lautaro Martinezin me një këmbë tek Barcelona, trajneri i Interit Antonio Konte po mendon për një partner të ri në sulm për Romelu Lukakun. Konte pëlqen shumë sulmuesin e Mançester Junajtid Antoni Martial.

skrinjar martial

“Djajtë e Kuq” e vlerësojnë francezin 60 milionë euro, shifër e lartë kjo për arkat e klubit zikaltër. Për të ulur disi çmimin e Martialit, Interi po mendon të përfshijë në tratativa mbrojtësin Milan Skrinjar. Konte po mendon për një shkëmbim kokë më kokë mes Martialit dhe Skrinjarit. Trajneri i Interit beson se Martial do përshtatej mjaft mirë në skemën e tij 3-5-2.

Antoni Martial është i lidhur me Mançester Junajtid deri në vitin 2024.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"