Shkëmbim i bujshëm/ Çelsi i ofron klubit të Premier Ligës kartonin e Brojës dhe një lojtari tjetër për futbollistin e Anglisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 23:31

Shkëmbim i bujshëm/ Çelsi i ofron klubit të Premier Ligës kartonin e Brojës dhe një lojtari tjetër për futbollistin e Anglisë

Armando Broja ka kaluar një sezon fantastik me fanellën e Sauthemptonit, i cili ishte i huazuar nga Çelsi.

broja

Sipas asaj që raportojnë mediat në Britaninë e Madhe është se klubi londinez ka përgatitur ofensivën për të arritur te mesfushori i kombëtares angleze dhe i Uest Hemit, Deklan Rajs.

Drejtuesit e bluve në tratativën që të dërgon te Rajs, do të përfshijë dy lojtarët, Ros Barkli dhe sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja.

DEKLAN RAJS

Çelsi mund të përballet me konkurrencën e Mançester Junajtid dhe Mançester Sitit për transferimin e Rajsit, i cili ka edhe dy vite kontratë dhe ka refuzuar oferta të shumta për të zgjatur qëndrimin e tij te Uest Hemi.

Këta të fundit kërkojnë me ngulm shërbimet e Armando Brojës, i cili në sezonin e fundit me Sauthemptonin në të gjitha kompeticionet u aktivizua në 38 ndeshje ku arriti të shënonte 9 gola dhe të dhuronte gjithashtu edhe 1 asist.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"